Aksioni në veri ku u sekuestruan armë e pajisje ushtarake, këta janë dy të dyshuarit e arratisur

 

 

Policia e Kosovës të hënën ka zhvilluar një aksion në rrugën “Qeta e Minatorëve” në Mitrovicë të Veriu, ku në dy lokacione janë kryer bastisje që rezultuan me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake. Pronarët e shtëpive që u kontrolluan nuk u gjetën aty dhe tashmë janë shpallur në kërkim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, teksa janë zbuluar emrat e të dyshuarve për këtë rast.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Aleksander Jaksic dhe Vadimir Jaksic, të cilët janë kërkuar por nuk janë gjetur nga njësitet policore.

Gjatë bastisjeve, Policia ka sekuestruar “1 armë zjarri AK-47; 2 granata dore M-75; 2 radiolidhje; 2 antiplumba; Kapelë dhe dorëza; Çantë ushtarake; Karikatorë të zbrazët dhe të mbushur me fishekë të pistoletës; Harta; Rrip brezi; Sprej dhe thikë; Shall kamuflazhi”.

Operacioni policor fillimisht është kryer pas informacioneve që mori Policia për substanca narkotike, por që u gjetën armët ilegale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d