Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërrimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Në një postim në platformën X, Guerot ka thënë se ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal dhe drejt integrimit evropian.
“Përshëndes vendimin e Qeverisë për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga
Dje në në një konferencë për media, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se masa është ndërruar nga kufizimi në kontroll të shtuar, derisa të vijnë skanerët të cilët do të vendosen në të gjitha pikat kufitare.
“Sot paradite, ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të Doganave që në njërën nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë, nga kufizimi te kontrolli i shtuar. Derisa të na vijnë skanerët. Në momentin që na vijnë skanerët, atëherë i vendosim në të gjitha pikat kufitare, por derisa nuk na vijnë skanerët ne do ta hapim një pikë kufitare e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, për shkak se masat që kemi ne janë masa të sigurisë”, tha kryeministri Kurti.