Sot në mesditë do të nisë importi i mallrave serbe në Kosovë

 

 

Mallrat serbe nga sot në mesditëdo të lejohen të importohen në Kosovë.  Vendimi për hgeqjen e masës së sigurisë i Qeverisë së Kosovës do të zbatohet vetëm në pikën kufitare  Merdar.

Burime nga dogana kanë treguar se mallrat serbe do të futen në Kosovës gjatë mesditës së sotme, ndërsa në pikat e tjera kufitare me Serbinë nisin të importohen nga momenti kur të pajisen me scaner.

Po ashtu ky burim ka thënë se të gjitha mallrat serbe me të kaluar kufirin, ato do t’u nënshtrohen kontrolleve në terminalin doganor.

Ndryshe  dje,  kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d