Ministri Maqedonci flet me shifra për largimin e ushtarëve, përmend si arsye emigrimin dhe bashkimin familjar

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po vazhdon raportimin e tij para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë. Ky raportim vjen në kohën kur temë diskutimi është ushqimi i Ushtarëve të Forcës së Sigurisë, përcjell Prishtina Sot.

Maqedonci ka bëre të ditur se 119 ushtarë janë larguar nga FSK-ja gjatë vitit 2024.Sipas tij, 80 për qind e arsyjes janë për shkak të migrimit jashtë Kosovës dhe bashkimit familjarë. Ministri Maqedonci ka thënë se kjo është e dhimbshme për të, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe, 1555 ushtarë kanë aplikuar për 300 pozita gjatë këtij viti./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d