Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë sot se me vendimin për heqjen e ndalimit për hyrjen e produkteve nga Serbia qendrore në pikën e kontrollit Merdare, Kosova e ka zbutur tensionin që ekzistonte prej kohësh.
Vuçeviq tha se do të dëshironte që vendimi jo vetëm t’i referohej kalimit në Merdare, por të mbështeste gjithçka që është pjesë e ofrimit të kushteve më të mira për qytetarët serbë, gjegjësisht gjithçka që kontribuon që serbët në Kosovë të mund të jetojnë më të sigurt dhe të kenë një furnizim më të rregullt.
“Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së Ceftës. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromisi është gjë e keqe, veçanërisht nëse kjo do të krijojë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, tha Vuçeviq.
Siç shtoi ai, do të dëshironte që jo vetëm të ishte në Merdare, por të lejohej në të gjitha vendkalimet.