Arrestimet në “Pallatin e Rinisë“, reagon Bordi: Po bashkëpunojmë me autoritete përkatëse

 

 

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një aksion në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet, ku deri tani në pranga kanë përfunduar dy zyrtarë të kësaj ndërmarrje, F.R., ish-menaxher i prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financa. Të arrestuarit dyshohet për keqpërdorime në këtë ndërmarrje .

E lidhur me këtë ka reaguar Bordi i “Pallatit të Rinisë“. Në reagimin e tyre thuhet se janë duke bashkëpunuar me autoritete përkatëse.

“Bordi i Drejtorëve të NPL “Pallati i Rinisë” Sh.A. në përgjigje të hetimit të nisur nga njësia e krimeve ekonomike, informojmë opinionin publik se jemi duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë qasje të plotë në Pallat, si dhe kemi hapur të gjitha të dhënat tona sipas kërkesave të tyre. Qasja jonë e plotë dhe e hapur ndaj procesit hetimor do të vazhdojë, me qëllim lehtësimin e hetimit dhe ndriçimin e çdo aspekti të rëndësishëm”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d