Ky është zyrtari i mbrojtjes së afërt që u arrestua për kanosje ndaj dy policëve

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht hetuesit e Departamentit të hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë-Kosovë me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të “Kanosje”.

Burime bëjnë të ditur se i arrestuari është Ismet Vrellaku.

Zyrtari i njësisë për mbrojtje të afërt, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dyshohet se kishte kanosur dy zyrtarë policorë që kanë qenë në detyrë.

Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d