Policia jep detaje të reja për aksidentin ku vdiqën tre të rinjtë në Badoc

 

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik që ndodhi në Badovc, ku humbën jetën tre të rinj, Shpat Shehu, Ardit Gashi dhe Rifat Pacolli.

Sipas raportit, aksidenti ndodhi të shtunën, më 5 tetor 2024, rreth orës 23:00, teksa të rinjtë po ktheheshin nga Gjilani për në Prishtinë, transmeton IndeksOnline. Vetura me targa vendore, me të cilën udhëtonin, dyshohet se është vetaksidentuar në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, afër liqenit të Badocit.

Njësitë emergjente dhe ato të kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ku trupat e të ndjerëve u tërhoqën dhe me vendim të prokurorit, u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia, prokuroria dhe njësitë relevante janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d