Aksion i Policisë dhe Prokurorisë Speciale te ‘Pallati i Rinisë’, ka të arrestuar

 

 

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale është duke zhvilluar një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Sipas informacioneve të para, me urdhër të Prokurorisë Speciale po kryhen kontrolle dhe deri më tani një person është prangosur.

Siç merr vesh gazeta, dyshimet janë ngritur për keqpërdorime dhe përfshirje të personave të caktuar në veprimtari të kundërligjshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d