Ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

 

 

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dje me disa personave kanë ngjitur majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.

Ambasadori në një postim në “X” ka publikuar një video ngakjo ecje që e ka quajtur si të mahnitshëm.

“Ecje fantastike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.

Në videon e publikuar ambasadori shihet teksa e mban në dorë edhe një hardhucë.

“Përshëndetje Kosovë. Sapo arritëm në majën e Kobilicës. Ishte një ngjitje e vështirë, por ne jemi një grup i mrekullueshëm. Ne kemi qenë me fat me motin deri tani” thotë Rohde.

Kujtojmë se para disa javëve Rohde ishte ngjitur në majën e Gjeravicës, ku kishte provuar të gatuante edhe fli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d