“Sotë, vitë, gjdo”- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan ‘e sakaton’ gjuhën shqipe

 

 

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Gjilanit, Bajram Isufi në tentativë për t’i treguar qytetarëve sukseset e këtij sektori ka bërë një mal me gabime. Në postimin e tij kushtuar punës një vjeçare në këtë drejtori ai ka bërë disa lëshime drejtshkrimore.

“Sotë, vitë, bashkpunimi, qytetar, gjdo, vazhdojm”, janë disa nga fjalët e shkruara gabimisht në postimin e drejtorit të Bujqësisë në Gjilan.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar e fermer,faleminderit për besimi tuaj ndaj Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Sotë përfunduam një vit të suksesshëm me projektet e planifikuara dhe të realizuara në Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë.Në bashkpunim me zyrtarët dhe stafin kemi qenë të përkushtuar,kemi shënuar arritje të shumta dhe kemi ndarë momente të mira pune e suksese edhe pse me shumë sfida.

Kjo është një dëshmi e bashkpunimit,sinqeritetit dhe punës së pa lodhur të zyrtarëve dhe të stafit tē drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë me fermerët.

Faleminderit për përkrahjen dhe përkushtimin e kryetarit të Komunës Alban Hyseni dhe stafit të tij për Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë gjatë këtyre dy viteve në qeverisë.

Për një vitë të ri 2024 plotë me suksese,inovacione dhe bashkpunim të vazhdueshëm.

Qytetar e fermer të vyeshëm ju urojmë gjdo të mirë në realizimin e projekteve tuaj.Vazhdojm së bashku.Urime 2024

Me respekt Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Ing.B.Isufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d