Kurti takon Moisiun dhe Sejdiun, flasin për marrëdhënien Kosovë-Shqipëri

 

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka takuar ish presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiun dhe atë të Kosovës, Fatmir Sejdiun.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për marrëdhënien Kosovë-Shqipëri.

Por, në veçanti u fol për projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona.

“Gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë. Z. Moisiu dhe z. Sejdiu i uruan Kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Takimi në kryeministri erdhi pas pjesëmarrjes së djeshme që kishin në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d