Një djalë i ri i veshur me fanellën e Barcelonës bëri bujë pasi vrapoi në fushë gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe Toronto FC.
Ai u fut në fushë për të takuar idollin e tij, Lionel Messin.
Videoja tregonte djalin duke vrapuar drejt Messit përpara se të ndalohej nga roja i sigurisë, Yassine.
Djali nuk pranoi të lëvizte derisa të mund të bënte një foto me yllin argjentinas. Messi i kërkoi sigurimit të tij që të mos ndërhynte, duke e lejuar fëmijën të kapë një moment të paharrueshëm.
Lionel Messi waives off security to take a picture with a young fan at Inter Miami/Toronto FC game pic.twitter.com/RJerrF5JgR
— Jordy (@scoopittypoop) October 5, 2024