Sot do të zhvillohen dy ndeshje në futbollin kosovar, të vlefshme për javën e tetë të Superligës.
Katër skuadrat të cilat aktualisht po luftojnë për vendin e parë, do të përballen me njëra-tjetrën, Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi është nikoqire e Ballkanit.
Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 13 pikë nga shtatë ndeshjet e para.
Ndeshje tjetër interesante është ajo mes Suharekës dhe Malishevës, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Suhareka nga gjashtë ndeshje të luajturra, ka grumbulluar 13 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës aktualisht është lidere e tabelës me 14 pikë.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.