Elbert Krasniqi shkon në Mitrovicën e Veriut me Halil Kastratin, replika me gazetaren!

 

 

Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka qëndruar sot në Mitrovicën e Veriut bashkë me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq.

Siç raporton KoSSev, Krasniqi ka qenë në shoqërinë edhe të Halil Kastratit nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në shëtitoren e Mitrovicës, afër një restoranti të ri që është hapur atje.Ky medium tha se Krasniqi ka qëndruar atje për një kohë të shkurtër dhe më pas ishte nisur për në Mëhallën e Boshnjakëve.

Krasniqi u pyet nga gazetarët lokalë atje se pse nuk ka njoftuar për vizitën e tij.

“Pse të njoftoj?”, ka thënë Krasniqi.

“Ti je zyrtar, pse duhet të të ndjekim gjithmonë kështu? Është shumë komprometuese për ne dhe për ju”, i ka thënë një gazetare Krasniqit. Ndërsa thuhet se ai është përgjigjur: “Nuk ju kam thirrur për të më ndjekur”.

Po ashtu, Krasniqi ankesës së gazetares për moslajmërim të vizitës i është përgjigjur se njëjtë vepron edhe 38 komunat tjera që i viziton dhe se nuk njofton askund.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d