Kurti takoi ministrin e Drejtësisë së Polonisë, diskutuan për sistemin e drejtësisë e vettingun

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takimin e radhës në Varshavë e zhvilloi me ministrin polak të Drejtësisë, Adam Bodnar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin bashkëpunimi i afërt në çështje të sundimit të ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë përfshirë vettingun.

Kurti ka theksuar perparimin që Kosova ka shënuar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që është vlerësuar edhe nga organizata ndërkombëtare.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në Poloni dhe falënderimin për kontributin e Polonisë në misionin e NATO-s në Kosovë, i cili vazhdon edhe sot. Hapja e Misionit të Kosovës në Poloni, është dëshmi e përkushtimit tonë për bashkëpunim edhe më të madh në fusha me interes të përbashkët”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d