33 vjet nga nisma e parë ushtarake, Visoka: Sali Çekaj disave iu pengon edhe për së vdekuri

 

 

Kanë kaluar 33 vjet nga nisma e parë ushtarake në Kosovë.

Krahas rezistencës paqësore, lindi nevoja edhe për konfrontimin frontal e të armatosur me armikun siç ishte atëherë aparati ushtarako-policor i Sllobodan Millosheviqit.

Andaj, kishin nisur edhe lëvizjet e para për formimin e grupeve të para luftarake, që do t’i dilnin karshi Serbisë.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Islam Visoka, ka treguar në Klan Kosova se si kishin shkuar grupet për ushtrime ushtarake në Shqipëri.

Ai e kujtoi dhe vlerësoi lart figurën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare, Sali Çekaj.

“Njëri njeri shumë i madh i cili disave nga këta edhe prej së vdekuri ju pengon. Një intelektual, një trim, një burrë i pa eksponuar. Nuk më ka ra rasti që ta shoh një burrë të tillë e të rri. Kam nderin që e kam njoftë dhe krenohem që e kam njoftë, Sali Çekajn”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d