Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës aktualisht në mensa kanë mundësi që ta zgjedhin ushqimin.
Zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka thënë se sot, ushtarët kanë mundësi që t’i zgjedhin katër lloje të ushqimit.
“Ushtarët e FSK-së kanë mundësi zgjedhje të paktën katër lloje të ushqimit, shoqëruar me supë, sallatë dhe pije”, tha ajo.
Në pamjet e siguruara shihet se ushtarëve sot po u servohet pire, gjellë, pasta, mish, sallatë e pije.