Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin.
Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin lindor të ekonomisë gjermane. Kur u pyet se çfarë kanë biseduar me zyrtarin e lartë gjerman, Bislimi tha se kanë folur për futboll.
Ndërkaq, lidhur me atë se se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai tha se nuk ka pasur asgjë konkrete, veçse kanë biseduar me Sarrazinin.
Vendi i Sarrazinit, Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.