Sulmi nga Irani, kryediplomati izraelit e falënderon Kosovën për mbështetje

 

 

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka falënderuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe të gjithë liderët botërorë që kanë shprehur mbështetje për shtetin e Izraelit pas sulmit nga Irani.

Katz në një përgjigje në postimin e Kurtit në platformën X shkruan se e gjithë bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin iranian të së keqes, para se të jetë tepër vonë.

“Faleminderit kryeministër Albin Kurti. Mbështetja dhe solidariteti nga liderët dhe kombet anembanë botës nuk do të harrohet kurrë. Ne e dimë se kush janë miqtë tanë.

Regjimi i Ajatollahut ka kaluar vijën e kuqe – dhe shteti i Izraelit nuk do të qëndrojë i heshtur përballë sulmit brutal të Iranit ndaj qytetarëve tanë.

E gjithë bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin iranian të së keqes – para se të jetë tepër vonë”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d