Rast i rrallë në Kinë: Gruaja me dy mitra sjell në jetë binjakë

 

 

Një grua në Kinë, me gjendje të pazakontë të dy mitrave, ka sjellë në jetë binjakë – nga një fëmijë nga secila mitër – muajin e shkuar në një spital në Kinën veriperëndimore, sipas zyrtarëve mjekësore dhe medias shtetërore.

Nëna, që u identifikua vetëm me mbiemrin Li, solli në jetë një vajzë dhe një djalë nga lindja me operim. Spitali Xi’an në provincën Shaanxi e quajti rastin “një në milion”.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që binjakët të ngjizen në secilën mitër dhe akoma më e rrallë që ato të mbarten deri në fund”, ka thënë spitali në rrjetin social kinez “Weibo” më 18 shtator.

Sipas spitalit, nëna e re u lind me dy qafa të mitrës dhe dy mitra, kusht që gjendet në raste të rralla – 1 në 2000.

Ngjarja e saj u bë trend në rrjetin social në Kinë, duke marrë mbi 50 milionë shikime në postimet për të.
“Mrekulli” ka shkruar një llogari. “Sa me fat që është”, ka shtuar një tjetër.

Ngjarja e saj pason dështimet e mëhershme të shtatzënisë. Li ngeli shtatzënë në janar dhe pas ultrazërave të parë u kuptua se s’po priste vetëm një fëmijë, por dy – në dy mitra.

Pas kontrollit “të afërt dhe strikt” ajo me “sukses” solli në jetë një djalë 3.7 kilogramësh dhe një vajzë 3.1 kilogramëshe, sipas njoftimit të spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d