Çfarë janë raketat hipersonike ‘Fattah’ që Irani përdori për herë të parë kundër Izraelit

 

 

Një lloj i ri rakete hipersonike “Fattah” u përdor nga Irani për herë të parë në sulmin kundër Izraelit, sipas gardës revolucionare të vendit. Emri i raketës përkthehet si “pushtues” ose “sjellës i fitores”.

Në një deklaratë, Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) pretendoi se “90%” e raketave të saj goditën me sukses objektivat e synuara. Megjithatë, mbrojtja izraelite, e ndihmuar nga SHBA i kapi kryesisht raketat përpara se ato të shkaktonin dëme të konsiderueshme ose të plagosnin dikë në tokë.

Çfarë është raketa iraniane Fattah-1

Fattah-1 është një raketë balistike hipersonike iraniane me rreze të mesme veprimi, e zhvilluar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe e zbuluar në vitin 2023. Është raketa e parë balistike hipersonike e Iranit.

Raketa është raportuar të jetë në gjendje të mbajë koka bërthamore, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d