Një person është sulmuar në veri të Mitrovicës. Viktima ka raportuar se u sulmua derisa po ecte në trotuar me tre persona të tjerë. Personat të cilët e sulmuan nga skuteri, e kanë fyer atë në gjuhen shqipe dhe serbe.
“Mitrovicë, veri 30.09.2024-21:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motoskuterë me nga dy persona NN të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike, duke e goditur viktimën. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në raportin e policisë.