Deputetët e PD-së “shijojnë” flakët në Kuvend, 15 minuta seancë mes kaosit dhe tensionit

 

 

Vetëm 15 minuta zgjati seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi deputetët demokratë kanë kthyer sallën “përmbys”, pas njoftimit për heqjen e imunitetit si deputet, Ervin Salianjit.

Teksa kryeparlamentarja lexonte procedurën për heqjen e imunitetit të Salianjit dhe vendin vakant, deputetët nisën me hedhjen e sendeve ndaj saj, ku pasi thyen një karrige, e kanë gjuajtur me copa të drurit.

Deputetët e PD-së penguan punimet e kësaj seance, ndërsa më pas u zhvendosën dhe morën karriget nga salla duke i nxjerrë te dera hyrëse e Kuvendit dhe ua kanë vënë flakën.

Ndërsa Flamur Noka u rikthye sërish në sallë ku u përplas fizikisht me deputetin e PS-së, Petro Koçi, e më pas u njoftua për përjashtimin nga seanca, raporton TCH.

Mes kaosit, flakës e tymit, Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës, ndërsa nga ana tjetër deputetët e PD-së kanë paralajmëruar se ky i sotmi, do të jetë aksioni që do të bëjnë në çdo mbledhje të seancës plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d