Në ndërrimin e mot-moteve edhe në Turqi ishte organizuar lëshimi i fishekzjarrëve kur ora do të shënonte 00:00, 1 janar të 2024-ës, shkruan Prishtina Sot.
Por jo gjithçka shkoi mirë, nga pamjet që janë bërë viral në “Tik-Tok”, shihet se ka dështuar lëshimi i fishekzjarrëve në Stamboll pranë urës së “Bosforit”.
Në pamje shihen një numër i madh i njerëzve që po prisnin momentin magjik por që fatkeqësisht ‘magjia’ nuk ndodhi. Në vend se qielli të merrte ngjyra të llojllojshme, lartë nuk u pa asgjë, dëgjoheshin vetëm disa zhurma të turmës që kishin kapur telefonat për të filmuar momentin.
“Istanbul 2024 firework fail”, thuhet në videon që ka marrë mijëra shikime.