Të paktën 90 persona kanë vdekur nga uragani Helene që ka goditur pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet atje po vazhdojnë operacionet e kërkimit të trupave të tjerë, teksa uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë shkatërrimin e rrugëve dhe urave dhe vërshime nga Florida deri në Virxhinia.
Stuhia është karakterizuar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu dhe ka goditur Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhian, Floridën, Tenesinë dhe Virxhinian.
Zyrtarët kanë thënë se druajnë se do të gjejnë trupa të tjerë të pajetë, raporton REL.