Skandali i Raiffeisen Bank- Zyrtari i tyre kërcënon paditësin brenda në gjykatë, ndërhyn policia

 

 

Një skandal ka ndodhur përbrenda ambienteve të Gjykatës Komerciale. Një zyrtar ligjor i bankës ‘Raiffeisen Bank’ ka kërcënuar pronarin e ndërmarrjes tregtare private “Shpeta”, ku janë detyruar të futen edhe sigurimi e policia.

Gazeta ka marrë vesh se zyrtari ligjor i Raiffeisen Bank, Ilir Tahiri, është përjashtuar nga salla e gjykimit për shkak të sjelljeve dhe shprehjeve të pahijshme.

Përjashtohet nga salla e gjykimit përfaqësuesi ligjor i RBKO-së, Ilir Tahiri, për shkak të sjelljeve dhe shprehjeve të pahijshme duke fyer dhe sharë paditësin”, thuhet në aktvendimin që ka parë Insajderi.

Gjykata merr këtë aktvendim. Të thirret sigurimi i Gjykatës për shkak se përfaqësuesi i të paditurës Ilir Tahiri, e kërcënon paditësin se në momentin që del jashtë do të ndërmarrë veprime kundër tij, dhe për shkak të këtij kërcënimi sigurimi i gjykatës do të lajmërojë dhe organet kompetente, siç është Policia apo Prokuroria”, thuhet në aktvendimin e 27 shtatorit.

Arsyeja e padisë ndaj Raiffeisen Bank nga pronari i ndërmarrjes private “Shpeta” është “Pasurim i pa bazë-borxh”.

E gjithë kjo ka ndodhur në seancën kur kanë qenë të përfshirë edhe ekspertët financiarë për t’i prezantuar ekspertizat e tyre lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d