Kapet 66 kilogramë drogë në Ulqin, dy të dyshuar arratisen në Shqipëri

 

 

Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar si e llojit marihuanë, teksa dy të dyshuar janë arratisur në Shqipëri.

“Policët Kufitar të Ulqinit kanë vepruar në bazë të informacioneve operative se në zonën e fshatit Sukobin po kontrabandohej marihuanë dhe se dy persona të paidentifikuar me çanta të mëdha janë arratisur në afërsi të kufirit. Autoritetet kanë përdorur një dron zyrtar, ku kanë pikasur dy trafikantët të cilët janë larguar në drejtim të Republikës së Shqipërisë”, njofton Drejtoria e Policisë.

Policia e Shtetit është në kërkim të personave të arratisur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d