Ekstradohet nga Italia shtetasi shqiptar – kanosi një grua që t’i dërgonte video intime

 

 

Një burrë është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, nën dyshimin se i njëjti duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një grua në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.

“Operacioni “Para drejtësisë”, 33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d