Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një pompe të benzinës në Zveçan.
Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.
Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.