Ankohet trajneri i Redon Xhixhës: Trafiku i madh ndikoi te lojtarët tonë, s’kishte as polici!

 

 

Skuadra e Qarabag-ut e ka nisur me humbje sezonin e ri të UEFA Europa League, pasi u mposht 3:0 ndaj Tottenham Hotspur në “London Stadium”.

Por, ndeshja nuk filloi me kohë – kjo për shkak të vonesave për t’u futur në stadium, shkruan Indeksonline

Image

Pikërisht kjo arsye sipas trajnerit te klubit nga Azerbajxhani ndikoi te lojtarët e tij. Gurbanov dha një kritikë të madhe për këtë dukori në Londër.

“Ishim në trafik për më shumë se dy orë e gjysmë. Nuk dua të justifikohem me këtë, por pati ndikim te lojtarët. Nuk duhej të ndodhte një gjë e tillë, s’kishte polici për të na shoqëruar. Sigurisht që s’po ia heqi meritat klubit kundërshtar. Ata kanë një ekip të mirë”, u shpreh trajneri i Qarabag-ut.

Kujtojmë që skuadra mysafire ishte me një lojtar më shumë në fushë, pasi mbrojtësi i Spursit Dragusin u ndëshkua me karton të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d