Skuadra nga Prishtina, Flamurtari bëhet me trajner të ri pas largimit të Faruk Statovcit.
Te skuadra “kuqezi” trajner është emëruar ish-futbollisti i njohur në futbollin kosovar, Erdin Hashani,“Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shumë të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
“Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimn e klubit
Kujtojmë se Flamurtari është me zero pikë në Ligën e Parë të Futbollit kosovar.