Detaje tronditëse, si u shantazhua familja e Michael Schumacher, iu zhvatën 15 milionë euro

 

 

Babai 53 vjeçar bashkë me djalin e tij 30 vjeç nga qyteti Wuppertal në Gjermani akuzohen se kanë zhvatur 15 milionë euro nga familja e Schumacher.

Siç thuhet në deklaratën e prokurorisë, dyshja kanë kërcënuar se do të publikojnë në të ashtuquajturën “rrjeta e errët” informacione, pra foto që familja nuk dëshiron të dalin në publik. Babai dyshohet se bleu pamjet për një shumë “pesëshifrore” nga një ish-roje sigurie që punonte për familjen e Schumacher, shkruan Indeksonline.

Ish-rojtari akuzohet për kopjim të paautorizuar të të dhënave. Bëhet fjalë për foto veçanërisht të ndjeshme të Michael Schumacher para dhe pas një aksidenti të rëndë skijimi në 2013 në Francë.

Shantazhuesi telefonoi disa herë familjen e Schumacher për të zhvatur 15 milionë euro.

Të mërkurën, prokuroria gjermane kërkoi që treshja e dyshuar për përpjekjen për të zhvlerësuar familjen e shtatë herë kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, të dalë para gjykatës.

Ata do të përballen me burgim nga 1 deri në 15 vjet./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d