Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë

 

 

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas Gjykatës, bazuar në arsyetimin e Prokurorisë ka prova të mjaftueshme për të cilat më pas të akuzuarit do të mund të arratiseshin ose të ndikonin në prova.

Sinjali mëson se tre të dyshuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurise së Lartë në Dyz.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata, u shpalosën detaje rreth këtij krimi të rëndë dhe se si kishte ndodhur vrasja.

Sipas njoftimit, fillimisht bashkëshortja i të ndjerës, Naim Murseli e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

Gjithashtu, Gjykata konfirmoi sot se Naim Murseli për të kryer vrasjen e Liridonës i kishte premtuar tashmë ekzekutuesit, Granit Plava një shumë të hollash prej 30 mijë euro pagesë./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d