Këta janë tre të dyshuarit që dolën sot para gjykatës për rastin në Banjskë

 

 

Sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë janë sjellë tre të dyshuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërprehet seanca fillestare me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre, menjëherë pas identifikimit të të dhënave personale të tyre.

Nën masa të rrepta sigurie, tre të dyshuarit u sollën në seancë, ndërsa prezentë aty raportohet të ketë edhe familjarë të tyre.

Blagoje Spasojeviq është 32-vjeçari nga Mitrovica i cili posedon shtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë. Është baba i dy fëmijëve dhe ka të përfunduar shkollimin e mesëm, mjekësi.

Blagoje Spasojeviq

Vladimir Toliq me profesion artistit i folklorit nga “Zveçani i Vogël” i cili poashtu ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe Serbisë si dhe është baba i dy fëmijëve.

Vladimir Toliq

Dushan Maksimoviq është 28-vjeçar nga Mitrovica, shtetas i Republikës së Kosovës dhe i Serbisë.

Dushan Maksimoviq

Dje janë bërë një vit nga sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lidhur me sulmin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dy javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 45 personave.

Prokurori i rastit, Naim Abazi kishte thënë se ky rast përfshin ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal të përbërë nga 45 persona të cilët dyshohen për veprat penale kundër rendit kushtetues juridik, kryerja e veprave terroriste, financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash.

“Ndër të akuzuarit kryesor është edhe udhëheqësi kryesor i grupit, Milan Radoiçiq, cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, kishte deklaruar Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d