Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në Facebook, Osmani se ka zhvilluar edhe takime me liderë të tjerë botërorë.
“Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.
Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë edhe në diskutimin “Gratë në vijë të parë” në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative ku ka thënë se gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës.
“Gratë në vijë të parë” ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative. Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tone”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.