Ka ndërruar jetë infermieri nga Gjakova, Edmond Arapi, i cili tash e 39 vite punonte në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga spitali “Isa Grezda”.
“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve të tij”, shkruhet mes tjerash në njoftim.
Infermieri Edmond Arapi ka qenë i angazhuar edhe në Federatën Sindikale të Shëndetësisë.
Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.