Kearns: Radoiçiq dhe përgjegjësit e sulmit në veri të përballen me drejtësinë

 

 

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kearns përmes një postimi në rrjetin social “X” ka kërkuar që terroristi, Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë.Sipas saj drejtësia është e nevojshme për paqe në Ballkan.

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d