Kryetari i Zveçanit përkujton njëvjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku: Ishte simbol i guximit dhe sakrificës

 

 

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci sot ka përkujtuar njëvjetorin e rënies së heroit, Afrim Bunjaku natën e 24 shtatorit në Banjskë.

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se heroi Afrim Bunjaku ishte më shumë se një polic, siç tha ai “ai ishte simbol i guximit dhe sakrificës”.

“Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar heroin Rreshterin Afrim Bunjaku, i cili na ka lënë para një viti, por kujtimi i tij vazhdon të jetojë mes nesh. Kjo ditë na gjen të shqetësuar, sepse humbja e tij është një dhimbje e thellë për familjen, shoqërinë dhe vendin tonë. Afrimi ishte më shumë se një Polic ,ai ishte simboli i guximit dhe sakrificës për lirinë tonë”, ka shkruar Peci.

Tutje ai ka thënë se Afrimi ishte gjithmonë në vijën e parë kur vendi ynë kishte nevojë për mbrojtje.

“Në momentet e vështira, kur vendi ynë kishte nevojë për mbrojtje, Afrimi ishte gjithmonë në vijën e parë. Ai nuk u tremb kurrë përballë sfidave, duke treguar një përkushtim të palëkundur ndaj tij dhe idealit të tij për një Kosovë të lirë.

Dhimbja që ndiejmë sot është e thellë. Një vit pa të, por praninë e tij e ndiejmë në çdo kënd të këtij vendi.

Të nderojmë emrin e Afrim Bunjakut jo vetëm me fjalë, por me veprime. Le të përpiqemi të jemi qytetarë të denjë, ashtu siç do të donte ai”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d