Vëllai i heroit, Afrim Bunjaku, Muj Bunjaku ka folur sot për bisedën që kishte bërë të shtunën e 23 shtatorit, derisa tregon se e kishte këshilluar që të kishte kujdes, sepse situata siç thotë ai nuk dukej mirë.
Muja tregon se heroi Bunjaku i kishte thënë atij se nuk frikësohet, pasi ajo pjesë ku ai ishte atë natë duke punuar i takonte Kosovës.
“E shtunë ka qenë, ka pas ndërrimin e natës, kemi fol një gjysmë orë. I kam thënë ruaju se nuk është situata mirë, sikur ta tregon Zoti. Më tha jo more se është tokë e jona, s’kam frikë. Më ka thënë kjo është tokë e Kosovës, nuk frikësohem. Duhet amanetin e tij ta çojmë në vend”, tha Muj Bunjaku.
Tutje ai ka treguar se gjendja e familjes tani është më e mirë, pasi kanë pasur edhe përkrahjen e familjes.
“Është vështirë, la pas vetes tre fëmijë. Falë Zotit gjendja e tyre më e mirë, kanë përkrahjen e familjes. Djali i vogël e përmend shpesh. Kur na takon neve, sikur i kalon pak, më përfaqon mua gjithë kohës”, tha ai në Klan Kosova.
/Reporteri.net/