Lojtarët e Juventusit shihen duke fjetur në tokë, në aeroport

 

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit luajti në Serinë C, në transfertë ndaj Trapanit, avioni që do i kthente në shtëpi pati një vonesë dhe barazimi 1-1 për ekipin e drejtuar nga Paolo Montero nuk doli të ishte problemi më i madh i ditës.

Ekipi shkoi në aeroport dhe mësoi se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore. Më pas ajo orë u bë dy dhe kështu me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos me shumë orë.

Në këto kushte, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e Tiago Motës gjatë kësaj vere në ekipin e parë, kanë kaluar gjithë natën në aeroport.

Në pritje të avionit që nuk po nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës. Një skenë e pabesueshme duke marrë parasysh se pjesë e cilit klub janë dhe se ekipi U23 i Juventusit cilësohet pjesë e futbollit profesionist. Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjes, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d