Tragjedi në Greqi, mbytet anija me 33 persona, tre të vdekur

 

 

3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë më të fundit të ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindror.

Sipas rojës bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.

Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pamundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.

Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojës bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende, por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.

Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.

Të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit, kurse trupat e viktimave në morg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d