Inspektorati aksion në tregun e Prishtinës, gjoba e konfiskime për shitësit e pandërgjegjshëm

 

 

Inspektorati i kryeqytetit ka ndërmarrë sot një aksion në tregun e Prishtinës. E në këtë aksion janë marrë masa ndaj sjelljes së pandërgjegjshme të disa prej shitësve në treg, si gjoba dhe konfiskim i mallit.

E ekipit të Inspektoratit të kryeqytetit në këtë aksion i është bashkuar dhe drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi.

Ndryshe, aksione të tilla nga Inspektorati, janë paralajmëruar dhe për në ditët në vijim.

“Përsëri aksion në Tregun e kryeqytetit!  Ndërhyrje të reja, gjoba dhe konfiskim për të pamundësuar sjelljen e pandërgjegjshme të disa prej shitësve aty! Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d