Edi Rama tregon pse e mban “Putinin” në tryezën e punës: Më pëlqen ta shoh si kukull

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sheh si një “kukull” presidentin rus, Vladimir Putin.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7.

“Pse e mbani Putin në tryezë?”, e ka pyetur gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus.

 “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla  është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten”, është përgjigjur Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d