Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet si dëshmitare për disa çështje penale

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar mediat lidhur me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Sipas njoftimit, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.” – kanë bërë të ditur shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d