Presidentja e KE-së në Kiev për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën

 

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 20 shtator po zhvillon vizitë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për të diskutuar mbështetjen e Evropës, përgatitjet për dimër, mbrojtjen dhe përparimin sa i përket kredive të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

“Vizita ime e tetë në Kiev vjen në kohën kur nis sezoni i ngrohjes, dhe Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë”, shkroi ajo.

Një ditë më herët, ajo tha se 160 milionë euro nga asetet e ngrira ruse do të alokohen për të përmbushur kërkesat urgjente humanitare të Ukrainës gjatë këtij dimri.

Presidentja e KE-së tha po ashtu se BE-ja synon të rivendosë kapacitete gjeneruese të energjisë prej 2.5 gigavatësh, gjë që sipas saj, do të rriste edhe eksportet për të furnizuar Ukrainën me 2 gigavatë energji elektrike.

Gjatë vizitës në Ukrainë, udhëheqësja evropiane do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe me zyrtarë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d