Ky është parashikimi i motit për sot, pasdite priten ndryshime

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Fillimisht, në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull lokalisht si dhe ndonjë reshje të izoluar, pastaj gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-35 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d