Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime pas raportimeve për kërcënime të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj futbollistëve të përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, Arijanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Prokuroria ka sqaruar se e ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprime dhe të marrë informacione për rastin në fjalë.
Në raportime se kryetari Ademi i ka kërcënuar futbollistët duke iu thënë “Ua thej këmbët”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë pas publikimit në gazetat – portalet online se kryetari i FFK-së Agim Ademi, i ka kanosur disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarr veprime për grumbullim të informatave dhe provave në këtë rast. Pas pranimit të një raporti nga Policia e Kosovës Prokurori i Shtetit do të vendos a do të filloj hetime apo jo për këtë rast”, ka thënë Prokuroria e Prishtinës në një përgjigje.