Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave del me një njoftim të rëndësishëm

 

 

Ministria e Financave ka dalë me një sqarim sa i përket verifikimit në kuadër të programit për shtesat për fëmijë.

Siç theksohet në njoftim, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

“Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”.

Ndërsa ata që cilët nuk kanë pranuar një njoftim të tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim.

“Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet tutje./Paparaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d