Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, gjenden sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Takimi mes Lajçakut dhe Petkoviqit, ka filluar në Bruksel rreth orës 11:30, sipas raportimeve nga mediumi serb “Tanjug”.
Pas këtij takimi, Lajçak pritet të takohet me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Nëse do të ketë një takim të përbashkët mes të tre palëve nuk është ende e ditur.